Bleona i uron ditëlindjen dashurisë së jetës, nuk do ta besoni se kush është

462
Sigal

Bleona Qerreti ka bërë një urim të ëmbël me një postim në Instagramin e saj. Sot këngëtarja shqiptare po feston ditëlindjen e shtatë të qenushit të saj.

Ajo madje e ka quajtur qenin si ‘dashuria e jetës së saj’ në urimin të publikuar në Instagram. Bleona ka postuar një foto të bukur të qenit Jonny, ndërsa ka treguar se i ka mbushur shtatë vite.

Ajo madje i ka hapur një profil në Instagram qenushit, ku vazhdimisht poston foto të tij dhe shihet se gjatë gjithë kohës është e shoqëruar nga ai.

Bleona akoma po qëndron mes Amerikës dhe Shqipërisë, ndërsa po mundohet të lulëzojë karrierën e saj në vendin e ëndrrave. Megjithatë, kudo që ndodhet duket ajo nuk po i ndahet Jonny.