“Blej te të përdorurat, dal edhe me 2 euro në kafe”, këngëtarja flet pa komplekse

530
Sigal

Këngëtarja kosovare, Flaka Krelani ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për bashkëpunimin e saj të fundit me reperin amerikan Young Noble, si edhe zbuloi disa fakte që nuk i dinim për të.

E vënë përballë disa situatave, këngëtarja së pari tregoi se del për kafe edhe me më pak se 10 euro në xhep. Sipas saj, aq para nuk janë pak, madje ka raste kur harron portofolin e del pa asnjë lekë nga shtëpia.

E pyetur nga Bieta nëse blen rroba të përdorura, Flaka pa asnjë kompleks pranoi se ka blerë dhe do të vazhdojë të blejë te rrobat e përdorura sa herë që i pëlqen një veshje.

Ajo kujtoi një nga rastet kur kishte blerë xhupa dhe këpucë në një qendër tregtare në Gjermani, me çmime të arsyeshme që kapnin vlerën 40-50 euro.