Sigal

Për më shumë se një javë, Beyonce nuk ka qenë shumë aktive në rrjete sociale. Megjithatë duket se këto kohë pushimi ajo ka punuar për një set fotografik, në të cilën Beyonce shfaqet shumë sensuale. Pavarësisht se mbante veshur një kostum të një stili tipik për meshkuj, këngëtarja i kishte dhënë një pamje femërore, duke qenë se kishte zgjedhur që poshtë tij të mos mbante asgjë veshur.

Megjithëse është nënë e tre fëmijëve, Beyonce duket mahnitëse në fotografitë e postuara së fundmi.

Duket se këtë vit ajo do t’i kushtojë më shumë vëmendje vetes së saj, sepse këtë vit mundësitë janë të larta që ajo të mos merret më me koncerte. Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, këngëtarja mbylli turneun e saj ‘On The Run II’ së bashku me Jay Z.