Beyonce pas një mungese të gjatë mahnit me prezencën e saj

537
Sigal

U bë një kohë të gjatë pa marrë asnjë lajm nga Beyonce dhe sapo nisëm t’ja ndjenim mungesën, na mahniti me daljet e fundit.

Aktualisht, ajo dhe bashkëshorti i saj Jay Z, po kalojnë pjesën më të madhe të kohës, në Hollywood, duke u marrë me fondacionin e reperit, “The Shawn Carter Foundation” dhe vëmendjen e të gjithëve e ka rrëmbyer Beyonce.

Dy ditë më parë këngëtarja shkëlqeu e veshur me një fustan të ngushtë që i nxirrte në pah format trupore, ndërsa mbrëmjen e kaluar ka zgjedhur një fustan më modern.

 

Në mbrëmjen e dytë Beyonce ka zgjedhur të veshë një fustan gri plot shkëlqim dhe të çarë tek këmba.

Në pjesën e sipërme fustani ishte i mbushur me pupla të bardha që e bënin këngëtaren të dukej super seksi.

Për t’ju përshtatur fustanit këngëtarja kishte zgjedhur një grim  të lehtë, ku vëmendjen tërhiqnin buzët në ngjyrë të errët dhe flokët i kishte bërë me onde të mëdha.

Ndërsa Jay Z kishte zgjedhur të dukej klasik me një kostum të zi dhe këmishë të bardhë.