Sigal

Ditën e sotme aktorët  e humorit, Bes Kallaku, Erion Isai dhe Olsi Bylyku konfirmuan se do të jenë pjesë e televizionit ‘Klan’. Të tre shfaqeshin në një fotografi pranë Aleksandër Frangaj dhe Ardit Gjebreas, duke lënë të kuptohet se do të përfshihen në emisionin ‘E diela shqiptare’. I kontaktuar nga ‘intv.al’, Olsi ose i njohur si ‘Kimikati’, ka zbuluar disa detaje nga emisioni.

Ai ka thënë se për të tre aktorët është përcaktuar një minutazh prej 1 orë e 30 minutash brenda orarit të ‘E diela shqiptare’.

Në fokus të emisionit të tyre sigurisht që do të jetë humori me skena të ndryshme gazmore, ‘stand up’-e dhe personazhe të njohur komikë. Gjithashtu në emision do të ketë shumë të ftuar, personazhe të njohur nga bota e ‘showbiz’-it.