Sigal

Bes Kallaku dhe Irkenc Hyka kanë sjellë duetin e parë muzikor të titulluar “Makarena”.

Një projekt muzikor tepër ritmik, i përshtatur për sezonin veror ku nuk ka mbetur pa u përmendur gjyshja e famshme e Besit “Ija”.

Ndërsa Tana nuk dihet është mamaja apo gjyshja e Irkencit. Ato kanë regjistruar klipin në lagjet rome, ku kanë marrë fëmijë të vegjël e të rritur për kërcimin e famshëm të Makarenës.

Pritet që ky të jetë suksesi i rradhës për dy këngëtarët shqiptarë. Kjo është kënga e parë e Besit si baba.