Beren Saat i le pas thashethemet, shijon pushimet sëbashku me…

1868
Sigal

Pak kohë më parë në mediat turke doli lajmi se Beren Saat ishte ndarë nga bashkëshorti i saj, Kenan Dogulu. Thuhej se ai ishte larguar nga shtëpia dhe të dy nuk jetonin më bashkë. Megjithatë më vonë këto zëra u hodhën poshtë dhe tani është vërtetuar plotësisht se ata vazhdojnë jetë si çift. “Cnn Turk” ka zbuluar se ata të dy kanë nisur pushimet në Bodrum, në një hotel pranë miqve të tyre.

Beren është fotografuar në mëngjes me rroba banje dhe përpara se të futej në det ka pastruar të gjithë vendin. Gjithashtu është mësuar se bashkëshorti nuk ka mundur ta shoqërojë, sepse dëshironte që gjatë pushimeve të relaksohej duke fjetur gjumë.