Bella Hadid shpallet femra më e bukur në botë

1050
Sigal

Bella Hadid kryeson në listën e femrave më të bukura në botë. Ajo ka arritur të lërë pas emra të njohur të ekranit si motra e saj Gigi Hadid, Beyonce, Cara Delevigne dhe Katy Perry.

Një kirurge estetike e ka shpallur Bellën si femrën më të bukur në botë, pasi çdo gjë në fytyrën e saj ka përmasat perfekte. Pasi bëri matjet e fytyrave të disa vajzave të njohura, rezultoi se Bella Hadid ka një imazh që i afrohet 95% fytyrës perfekte.

Beyonce u rendit e dyta në listë më pas Amber Heard, Ariana Grande dhe Taylor Swift. Ndërsa, Kate Moss ishte në vendin e gjashtë, para Scarlett Johansson, Natalie Portman, Katy Perry dhe Cara Delevigne.