Bebe Rexha pjesë e turit të grupit të njohur amerikan

430
Sigal

Grupi i njohur “Jonas Brothers” pasi janë kthyer sërish bashkë dhe publikuan disa këngë, kanë vendosur të realizojnë një tur.

Në këtë tur do të jetë si e ftuar speciale këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Bebe Rexha.

Ka qenë vetë këngëtarja, e cila e ka njoftuar një fakt të tillë përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

“Do të jem në tur me Jonas Brothers. Jam shumë e lumtur dhe mezi po pres,”-ka shkruar Bebe krahas fotos së publikuar në rrjete sociale.