Bebe Rexha: Ja përse jam vetëm prej dy vitesh

547
Sigal

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha është duke jetuar një moment shumë të mirë profesional, por duket se jo dhe aq mirë në jetën sentimentale.

Prej dy vitesh ajo është vetëm, ndërkohë që për jetën sentimentale është shprehur në një intervistë për “Nylon”. Bebe është shprehur se mënyra e saj e drejtpërdrejtë i tremb meshkujt.

“Mendoj se të gjithë tremben nga unë, djemtë dhe vajzat. Sepse mua më pëlqen të them shumë gjëra dhe ato mendojnë, se do të them gjëra në lidhje me ato. Sidomos djemtë, nuk munden të më përballojnë”, – është shprehur Bebe.

Gjithashtu ajo theksoi se nuk i pëlqejnë takimet  e sidomos në publik.“Nuk më pëlqejnë takimet. Nuk më pëlqen të jem intime me dikë, ndërkohë që të gjithë më shohin”.

Produksioni më i fundit muzikor i Bebe “Last Hurrah” ka shkaktuar mjaft polemika për shkak të skenave tejet provokuese.