Sigal

Barış Arduç është ndër aktorët më ë pëlqyer turq të momentit. Karriera e tij po ecën më së miri dhe momentalisht emri i tij po kërkohet shumë nga kompani të ndryshme. “CNN Turk” shkruan se tani aktori po mendon të shfrytëzojë imazhin e tij dhe të bëhet pjesë e reklamave. Ofertat që i kanë ardhur deri tani janë të majme, por aktori nuk ka vendosur ende se kë do të pranojë. Për të shqyrtuar ofertat, pranë tij po qëndron edhe e dashura, Gupse Özay, e cila është shprehur se ky është momenti i duhur që Baris të bëjë emër.

Barış Arduç është bërë i njohur për publikun shqiptar në serialin “Dashuri me qira”, ku ra në sy për pamjen e jashtme.