Sigal

Megjithëse në botë është një trend i përhapur, në Shqipëri për herë të parë një balerin ka kërcyer mbi taka të larta.

Majlajdo Gala, balerini i famshëm të cilit i pëlqen të jetë sa më inovator, ka publikuar në Youtube një video që po tërheq vëmendjen e të gjithëve.

“Unë jam i vetmi koreograf dhe balerin shqiptar që e ka realizuar. Në botë është shumë e përhapur dhe shumë trendi edhe pse në Shqipëri e shohin si thyerje tabu pasi nuk kanë parë një mashkull me taka. Është një performancë që do teknikë shumë të lartë për tu realizuar profesionalisht. Duhet një guxim dhe aftësi e lartë krijuese për të realizuar koreografinë me taka.

Ky kërcim do të bëhet trend në Shqipëri pas një dekade por unë jam partizan për të qenë gjithmonë i pari për gjërat e reja”, është shprehur balerini.

Në videon më poshtë mund të shihni kërcimin e tij të veçantë majë takave të larta.