Avokatja që nuk merr para shpallet “Miss SHBA

518
Sigal

Një avokate nga Karolina e Veriut, e cila përfaqëson të burgosur pa pagesë, fitoi titullin “Miss SHBA 2019” të enjten në mbrëmje, në një konkurs bukurie ku garonin edhe mësuese, infermiere dhe pjesëtare të ushtrisë amerikane.

Cheslie Kryst, 27 vjeç, u shpall më e bukura për këtë vit në Shtetet e Bashkuara në spektaklin madhështor të organizuar në hotelin “Grand Sierra” në Reno, Nevada. Shoqëruesja e parë u shpall Alejandra Gonzalez nga Nju Meksiko, ndërsa shoqëruesja e dytë Triana Browne nga Oklahoma.

E diplomuar për jurisprudencë, Kryst vendosi që të niste punën si vullnetare për të ulur dënimet për të burgosurit. Gjatë konkurrimit ajo shprehu kënaqësinë që përfaqësonte Nevadën, pasi është i pari dhe i vetmi shtet që ka më shumë përfaqësuese femra në të dy dhomat e legjislaturës shtetërore.