Avokatja italiane: Vjehrri i kriminelit seksi më ofroi 1 milionë paund për një natë

497
Sigal

Philip Green, biznesmeni i njohur mohoi në mënyrë kategorike akuzat për ngacmim seksual, por një avokate italiane nxorri një deklaratë të re.

Nancy Dell’Olio ka zbuluar se Philip i ofroi 1 milionë paund për të kaluar një natë me të. Në intervistën e saj për “The Sun” tregoi se mbeti e tronditur nga oferta e biznesmenit miliarder.

Për takimin e tyre në vitin 2010, Nancy tha: Philip erdhi pranë meje dhe më tha, ‘Po të vish në banesën time tani, kjo natë do të vlejë një milionë’. Unë mbeta e tronditur dhe e ofenduar. Ai vazhdonte të më thërriste derisa mora një taksi për tu larguar. E kuptova që nuk po bënte shaka. Ishte kaq e turpshme. Unë mund të bëj seks me kë të dua kur e vendos unë, për kënaqësinë time. Por, për këtë njeri paratë dhe fuqia blejnë gjithçka. Shumë njerëz mund të qeshin me këtë thënie e ta marrin si shaka, por unë si femër nuk mundem.

Philip Green është biznesmen shumë i suksesshëm në Angli, i cili ka biznese të ndryshme. Kujtojmë se është edhe vjehrri i kriminelit seksi, Jeremy Meeks. Ky i fundit pret të bëhet baba nga trashëgimtarja Chloe Green.