Ata nuk flasin, por modelja e njohur bën deklaratën e papritur për OTR

576
Sigal

Modelja Oriola Marashi kishte planifikuar një këngë me liderin e grupit OTR, Noizyn, por pas sherrit me të, ajo kthehet sërish te miku i tij, Denis Hajri (Varrosi).

Ky trekëndësh provokues Noizy-Oriola-Varrosi, duket se është shndërruar në një telenovelë showbiz-i pasi prej kohësh rrallë i shohim të tre bashkë si më parë.

Tashmë, Oriola rri një herë me njërin dhe një herë me tjetrin, një marrëdhënie kjo e ngatërruar, që është vënë re dhe nga ndjekësit e saj në “Instagram”.

Dhe sot ajo ka bërë lëmsh sërish ndjekësit e saj.

Pas lajmit se ajo kishte sfiluar për Guess i cili u përhap gjithandej në internet, Oriola vendosi të falënderonte publikisht familjen OTR, sepse siç thotë ata janë gjithmonë pranë saj kudo që shkon.

“Më e rëndësishmja është familja ime OTR, jam gjithmonë aty për ta dhe ata janë gjithmonë aty për mua!”,shkroi Oriola duke i lënë të gjithë të habitur.