‘Asgjë nuk vlen para shëndetit tim’Justin Bieber prek me postimin e tij

428
Sigal

 Këngëtari shumë i dashur për publikun Justin Bieber ka prekur sot të gjithë fansast e tij me një postim të publikuar në llogarinë e tij në Instagram.

Bieber tregon se ka qënë i pa lumtur në albumin e tij të fundit dhe nuk dëshiron t’ ju jap fansave një imazh të tillë.

“Kam lexuar shumë mesazhe ku thoni se dëshironi një album …. Kam bërë turne gjithë adoleshencën time dhe në të 20-at e hershme … Kuptova, dhe siç ju e shihni, që kam qenë i pakënaqur në turneun e fundit dhe nuk e meritoj këtë, as ju nuk e meritoni, ju paguani para për të ardhur në një koncert të gjallë, energjik, argëtues dhe nuk isha në gjendje emocionale për t’jua dhënë këtë gjë në fund të turneut.

“Kam qenë në kërkim, kam gjykuar dhe gabuar si shumica prej nesh …. Unë jam tani shumë i përqendruar në rregullimin e disa prej çështjeve që kam të rrënjosura thellë, siç kanë shumica prej nesh, që të mos rrëzohem, që të  mund të mbështes martesën time dhe të jem babai që dua të jem. Muzika është shumë e rëndësishme për mua, por asgjë nuk vjen para familjes sime dhe shëndetit tim”

Image