“Asgjë në botë s’na ndan”/ Dedikimi i ndjerë i Vesës për Big Bastën

534
Sigal

Vesa Luma dhe reperi Big Basta festojnë sot 4-vjetorin e martesës së tyre. Këngëtarja ka vendosur ta urojë të shoqin përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ku nuk kursen aspak fjalët e ndjera.

“Gëzuar përvjetorin! Deri sot e dëshmuam që asgjë në këtë botë s’na ndan, as kilometrat, as mundi e sakrificat…Sepse çdo gjë është e mundur kur do me gjithë zemër. Krenare për çdo gjë që ndërtuam, e më së shumti për frytin e kësaj dashurie, Lianin. Të dua shumë my forever 24”-ka shkruar Vesa krahas fotove të publikuara nga ceremonia e tyre martesore.