Arnold Schwarzenegger ka disa këshilla për fansat që vuajnë nga depresioni

623
Sigal

Arnold Schwarzenegger ka disa këshilla të mira për fansat që vuajnë nga depresioni.

Aktori legjendar është shumë akti në Reddit ku shpeshherë përdor llogarinë për të posutar video gjatë stërvitjes.

Videon e fundit e ka shfrytëzuar për të dhënë një mesazh shume domethënës.

Një nga fansat i shkruan: “E di që kjo është e habitshme për ju, por unë kam qenë në depresion për disa muaj dhe gjatë kësaj kohe nuk e kam frekuentuar palestrën. Schëarzenegger të lutem mund të më thuash që të heq dorë nga dembelizmi dhe të shkoj në palestër?”

Ndërsa ish-guvernatori i Kalifornisë iu është përgjigjur:

“Nuk do të jem i ashpër me ty. Ju lutem as ti mos ji i ashpër me veten tënde. Ne të gjitha kalojmë përmes sfidave, ne të gjithë kalojmë përmes dështimeve. Ndonjëherë jeta është një stërvitje. Por gjëja kryesore është që të ngrihesh. Vetëm të lëvizni pak. Ngrihuni nga shtrati dhe bëni disa ushtrime ose shkoni për një shëtitje. Vetëm bëj diçka. Një hap në një kohë, shpresoj që të ndiheni më mirë dhe të ktheheni në palestër. Mos e lodh veten tënde, sepse kjo është vetëm një bisedë e padobishme. Nuk ju afron me palestrën. Dhe mos kini frikë të kërkoni ndihmë. Paç fat.”

Ndërsa fansat e tjerë e kanë vlerësuar 71-vjeçarin për  këshillën: “Më ndryshove krejtësisht ditën tim.”

Ndërkohë më vonë Arnold hyri përsër në bashkëbisedim me fansat pasi ata i thanë që do të ndiqnin këshillën e tij: “Jam krenar për ju!”

Ndërsa një fans tjetër shtoi: “Fakti që ti ndjek problemin e këtij personi të bëj një mentor të mirë.”