Ariana Grande rëndë nga gjëndja psikologjike, prindrit e saj kërkojnë ndihmë…

815
Sigal

Familja e Ariana Grandes duket e shqetësuar për shëndetin mendor të këngëtares për shkak të dy viteve mjaft të vështira që ajo ka kaluar. Këngëtarja pak ditë më parë u nda nga i fejuari i saj, Pete Davidson dhe vazhdon ende të vuajë vdekjen e ish të dashurit të saj, Mac Miller. Gjithashtu Ariana vazhdon të luftojë stresin post traumatik, pas aktit terrorist në Manchester gjatë një koncerti të saj në vitin 2017-të.

Një burim i afërt i këngëtares ka thënë për ‘People’ se Grande është shumë e fokusuar në punën e saj, megjithatë miqtë dhe familjarët janë shumë të shqetësuar për të. Gjithashtu ky burim ka thënë se ndarja nga Pete ka ndikuar shumë tek Ariana dhe pavarësisht se kjo ngjarje është e freskët ata nuk e kanë hequr mundësinë e një bashkimi.