Sigal

Ariana Grande nuk po kalon kohë të mira.

Këngëtarja Ariana Grande ka pasur me të vërtetë një vit me shumë emocione.

Pas rastit tragjik që ka ndodhur në një koncert të saj në Manchester, ku shumë fansa kanë humbur jetën pas një sulmi terrorist, ajo ka vendosur të pushojë një kohë deri sa e ka marrë veten.

E gjatë kësaj kohe, Ariana ka punuar në albumin e saj të ri e njëkohësisht ka bërë disa ndryshime në jetën private, shkruan Gazeta Express.

Ajo ka vendosur të ndahet nga i dashuri i saj, Mac Miller, për t’u lidhur e fejuar dy muaj më vonë me aktorin e komedianin Pete Davidson.

Këngëtarja njëkohësisht ka publikuar edhe albumin “Sweetner’ dhe dukej se gjithçka po shkonte mirë.

Por, ish-i dashuri i saj, dy muaj pas fejesës së Arianas, ka vdekur nga mbidoza.

Fansat kanë filluar ta fajësojnë pikërisht këngëtaren për vdekjen e tij, e ajo është dashur të përballet me gjithë akuzat e njëkohësisht edhe me mërzinë për Miller.

E këngëtarja siç duket ende nuk po mundet ta marrë veten.

Në disa statuse që ajo ka postuar në rrjetin social Twitter, Ariana ka shkruar: “A mund ta kem vetëm një ditë të mirë. Ju lutem. Vetëm një. Jam shumë e lodhur, ju lutem”.