Ardit Gjebrea jep lajmin befasues: Këtë vit nuk ka “Kënga Magjike”

670
Sigal

Moderatori i njohur, Ardit Gjebrea ka lajmëruar me anë të një postimi në ‘Instagram’ se këtë vit, ndryshe nga vitet e kaluara nuk do të zhvillohet kompeticioni i përvitshëm e muzikës ‘Kënga Magjike’. Duke shpjeguar se do të ketë një pasurim të programacionit, Gjebrea ka shtuar se sezoni i ri televiziv do të vijë me ndryshime.

“@kengamagjikeoffical në 2020 pushim. Në pranverë të 2021 rikthehemi për t’i dhënë jetë hiteve të verës, për më shumë ritëm dhe ngjyra. Ndërkohë edhe @edielashqiptare me fillimim e sezonit shtator 2020- korrik 2021 për rrjedhim vjen më e pasur në programin e saj. Ja, kështu i filluam planet në këtë Vit të Ri”, ka shkruar Arditi krah fotos së ndarë në “Instastory”.

Ky lajm ka suprizuar me siguri shume ndjekës megjithatë kujtojmë se vitin që lamë pas ‘Kënga Magjike’ ngjalli shumë diskutime në rrjet për shkak të formës së votimit.