Sigal

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në programin “E diela Shqiptare”, Gentiana kishte ardhur për ti dhënë një mesazh nënës së saj pasi prej disa muajsh ka humbur babain.

Zonja Luiza në bisedë e sipër i përmendi Arditit se dhe ai pak kohë më parë ka humbur nënën e tij dhe e kuptonte. Edhe pse dhimbja është e madhe dhe shumë e vështirë Arditi dha një mesazh shumë të bukur.

“Është e vështirë të mësohesh dhe nuk ka kaluar dhimbja dhe nuk do të kalojë asnjëherë. Por, bashkëshortja dhe dy fëmijët e mi si dhe familja që kam këtu në Klan është një motiv shumë i madh që ti jap satisfaksion nënës dhe babait tim që nuk i kam më. Aty ku janë të jetojnë në paqe. Unë i kam gjithmonë në zemër, por do jetoj për këtë familje, për atë të voglën, me motrën dhe nipërit e mi”, u shpreh Ardit Gjebrea.