Ankohet për vendin dhe shërbimin, ekuipazhi nxjerr aktoren nga avioni

554
Sigal

Aktorja amerikane Tara Reid është nxjerrë jashtë avionit që do fluturonte drejt Nju Jorkut pasi shkaktoi ‘shqetësim’ për të tjerët para ngritjes.

Sipas TMZ, aktorja zuri vendin e saj dhe kuptoi se nuk ishte pranë dritares prandaj filloi të bërtiste me zë të lartë. Më pas u ankua se nuk kishte jastëk pasi një person para saj ishte mbështetur e rehatuar. Stafi u përpoq të zgjidhte situatën, por nuk ia doli.

Vetëm pak minuta pas ngritjes, piloti realizoi uljen e avionit dhe njoftoi se po kthehej në hyrje për shkak të një problemi të shërbimit të klientit.

Si përfundim, një anëtar i ekuipazhit i kërkoi asaj që të merrte qenin dhe të dilte nga avioni.

“Fluturimi për në Nju Jork u nis pas një vonese të shkurtër”, njoftoi një zëdhënës i Delta. Ndërsa aktorja Tara udhëtoi pak më vonë.