Angelina Jolie në një lidhje me aktorin e famshëm të Hollywood-it?

517
Sigal

“A janë të lidhur Angelina Jolie dhe Colin Farrell?”, kjo është pyetja që po qarkullon me shpejtësi në mediat rozë të Hollivudit.

Megjithëse nuk ka asgjë të pazakontë që dy yje të Hollivudit të shijojnë bashkë një premierë filmi, “People” shkroi se arsyeja e vërtetë që Angelina dhe fëmijët e saj shkuan në premierën e filmit “Dumbo” ishte për të mbështetur Colin Farrell.

“The Sun” shkruan se dyshja ka pasur një flirt në vitin 2004, kur Jolie dhe Farrell luajtën në filmin “Alexander”, ndërsa theksohet se aktualisht romanca e tyre është rindezur, megjithëse kjo nuk është konfirmuar nga asnjëra palë.

Dyshimet e para nisën pasi ata u panë bashkë në një restorant në Los Angelos. Pavarsisht syzeve dhe kapeleve, aktorët nuk i shpëtuan syve të paparacëve.

Kujtojmë se lidhja e fundit publike e aktores ishte me Brad Pitt, dhe ndarja e tyre në shator të vitit 2017-të është padyshim ndër më të bujshmet e viteve të fundit, pasi ata thyen imazhin e çiftit perfekt duke nisur një betejë ligjore tepër të ashpër për divorcin dhe kujdestarinë e 6 fëmijëve të tyre, Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjaket Vivienne dhe Knox.

Image