Angelina Jolie do largohet nga aktrimi për të hyrë në politikë?

523
Sigal

Aktorja hollivudiane, Angelina Jolie ka treguar se po konsideron që në të ardhmen të lërë aktrimin për tu bërë pjesë e politikës.

Në një intervistë për programin e BBC Today, ajo tha se nuk do e thoshte këtë gjë para 20 vitesh, por tani mendon se do të shkojë aty ku është e nevojshme.

Ajo është një vullnetare që bën fushata për një sërë çështjesh që prekin popullin, përfshirë refugjatët, dhunën seksuale dhe mbrojtjen.

Në një intervistë të gjerë me prezantuesen Justin Webb, ajo diskutoi politikën amerikane, mediat sociale, dhunën seksuale dhe krizën globale të refugjatëve.

Kur u pyet nëse do të kandidonte një ditë për presidencën amerikane, ajo tha: “Nëse do më kishit pyetur para 20 vitesh, do qaja. Unë them gjithmonë them se do të shkoj atje ku duhet, nuk e di nëse unë jam e aftë për politikë. Unë jam gjithashtu në gjendje të punoj me qeverinë dhe ushtrinë, kështu që jam në gjendje të bëj shumë gjëra.”