Ami na prezanton me Sian, publikon për herë të parë foto të vajzës

670
Sigal

Amarda Toska, së bashku me Ermalin dhe dy fëmijët e saj po pushojnë në Pragë. Ky ka qenë një vit i mbushur me punë për çiftin ndaj për disa ditë, ata i janë dedikuar familjes.

Si rrallëherë, Ami përveç fotove nga pushimet, ka postuar edhe një foto të vajzës së tyre, Sia e cila duket se është rritur shumë shpejt.

Ami dhe Ermali deri më sot kanë qenë shumë të rezervuar me postimin e fotove për vogëlushen po këtë herë kanë vendosur të tregohen paksa më bujarë dhe kanë ndarë një foto ku vogëlushja qëndron në profil ndërsa dielli i shndrin në fytyrë.

“Sia Dashuria, dielli i jetës sonë”, shkruan Ami krah fotos e cila është pëlqyer dhe komentuar nga fansat.