Ditën e sotme në familjen e Alban Skënderajt dhe Mirian Canit ka festë. Vogëlushja e tyre, Ameli, feston 3 vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë dyshja ka zgjedhur të organizojnë një festë ku qershia mbi tortë sigurisht që është Ameli. Nëpërmjet postimeve të bëra në rrjetet sociale, çifti ka zbuluar një foto nga festa, të cilën e kanë shoqëruar edhe me fjalë të ëmbla për të bërë urimin.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sonë. Faleminderi nga zemra të gjithë atyre që na e bënë këtë ditë si në përralla,”- shkruan Miriami.


“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Gëzuar Shqipëri”,- shkruan Albani.

Kujtojmë se vitin e kaluar dyshja i bënë vogëlushes së tyre një dhuratë mjaft speciale, duke i  dedikuar asaj këngën “Dhurata”, e cila tani është kthyer në hitin e shumë familjeve.