Almeda Abazi në pritje të ëmbël, ja kur do të vijë në jetë vogëlushi…

562
Sigal

Almeda Abazi prej muajsh dha lajmin e mrekullueshëm të pritjes së ëmbël. Megjithëse është aktive në ‘Instagram’, Almeda nuk publikon shpesh rreth shtatzënisë, jo më kot kurioziteti i fansave të saj rritet çdo ditë.

Duket se pyetjet për datën e lindjes së të voglit kanë qenë aq të shpeshta sa bukuroshja e ekranit më në fund ka vendosur të përgjigjet. Si fillim ajo ka publikuar një video ku duket qartë barku i rrumbullakosur që është rritur shumë.

Më pas ka ndarë me të gjithë një foto ku shfaqet informacioni i saktë i vijueshmërisë së shtatzënisë. Almeda është në javën e 32-të pritjes së ëmbël që ndryshe shpjegohet si hyrja në muajin e 8-të të shtatzënisë.

Pra pritja është drejt fundit dhe foshnja do të vijë shumë shpejt në jetë. Dy muajt e fundit konsiderohen si më të vështirët, pasi i vogli është rritur dhe shkelmat dhe lëvizjet shpeshtohen. Pesha e nënës shtohet edhe më shumë, po ashtu edhe lodhja apo mundimi nga veprimet e përditshmërisë.

Ky do të jetë fëmija i parë për Almedën dhe Tolgahan, të cilët janë martuar prej më shumë se 1 viti dhe jetojnë të lumtur në Stamboll.