Alesia Bami refuzon të puthet në buzë me moderatorin në film: Kam hallin e babit, s’do heq dorë kurrë

620
Sigal

Alesia Bami ishte pjesë e filmit “Loves Likes Tirana”, por nuk paska pranuar të shkëmbejë një puthje me moderatorin, Eni Shehu, dhe kjo jo pa arsye. Në një nga pjesët e serialit ishte parashikuar të kishte edhe puthje, por Alesia ka refuzuar të luajë këtë skenë.

Megjithatë arsyen e këtij refuzimi e morëm vesh në emisionin “E Diell”, ku Dalina e zbuloi të vërtetën. Ish-velina e Stopit tregoi se gjithçka ishte refuzuar për shkak të babait të saj.

Kam hallin e babit. Nga babi s’do heq dorë kurrë. Nëse do ishte një film me përmasa të mëdha, që të jepej edhe jashtë… nëse do kisha profesion aktrimin do të ishte më ndryshe”,- është shprehur Alesia Bami duke treguar se vendos familjen mbi çdo gjë.