Sigal

Albërie Hadërgjonaj është padyshim një prej këngëtareve më të dashura për publikun shqiptar dhe ndër më të komentuarat në shoëbiz. Së fundmi, ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me look-un e ri shumë të veçantë, të cilin e publikoi në Instastory.

Teksa po përgatitej për xhirimet e klipit të ri, Albëria shfaqej e veshur me një fustan me temina blu, flokë të gjata të zeza dhe lente blu në sy. Mirëpo, fansat e kanë kryqëzuar këngëtaren në komente, duke i thënë se e ka tepruar me look-un e ri.

Albëria ka reaguar pas fjalëve të fansave duke bllokuar komentet në foto, ndërsa ditën e sotme ka marrë vendimin e papritur që të ndryshojë sërish pamjen e saj. Në foton e publikuar në Instastory, Albëria shfaqet me baluke mbi ballë dhe flokët me gjatësi më të shkurtër.