Albana Osmani realizon ‘duet’ virtual me Bebe Rexhën dhe video nuk duhet humbur

550
Sigal

Albana Osmani ka publikuar së fundmi një video shumë interesante, ku shfaqet duke kënduar krah Bebe Rexhës me anë të një aplikacioni që realizon video të tilla.

Ajo ka përzgjedhur këngën e preferuar nga repertori i Bebes që mban emrin “In the name of love”

Megjithëse nuk është profesioniste, Albana ja ka dalë mbanë të këndojë mirë dhe komentet komplimentuese kanë qenë të shumta.

Moderatorja zbulon në një prej përgjigjeve për ndjekësit se ky aplikacion e ka fiksuar aq shumë saqë ka disa orë që këndon.

Kujtojmë se Albana njihet për talent edhe në fusha të tjera të artit, ndër to edhe piktura.