Sigal

E njohim si një nga djemtë më simpatik të ekranit, bëhet fjalë për Alban Ramosaj i cili ka eksperimentuar në muzikë dhe modeling i ndihmuar nga talenti. Së fundmi i është përkushtuar tërësisht prodhimit të këngëve të reja, pa lënë pas modelingun, që nisi rastësisht, por po rezulton një sukses.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për ‘Gazeta Shqiptare’, ai ka zbuluar planet e të ardhmes dhe gjithçka tjetër. Por një nga pyetjet më interesante lidhej me profesionin që do të zgjidhte Albani nëse nuk do këndonte. “Aktor, regjisor, fotograf, prezantues mbase? Nuk e di, jam shumë i lumtur me profesionin dhe pasionet që kam”,-ka thënë ai.

Sido të shkonte puna, Albanin do e kishim personazh të njohur dhe bota e artit është e tij, pavarësisht fushës ku përkushtohet më tepër.