Aktorja turke Alina Boz na tregon të vërtetën për martesën e saj

1992
Sigal

Ajo ka thënë se unaza që mban nuk ka asnjë domethënie. Alina Boz, aktorja e njohur si “Hazall” nga seriali “Fate të Kryqëzuara”.

Së fundmi, për të është shkruar shumë se ajo këtë vit do të martohet me partnerin e saj, Mithat Can Ozer. Gjithçka filloi nga momenti kur aktorja filloi ta mbante një unazë në gishtin e fejesës.

Por “Hazall” të gjitha këto i ka mohuar ajo ka thënë se lajmet rreth martesës nuk janë aspak të vërteta dhe gjithashtu unaza që ajo po mban, është thjesht një unazë pa ndonjë domethënie të veçantë.

“Mos ma lësho dorën” është një tjetër ndër serialet më të shikuara të Turqi, ku luan rol kryesor Alina Boz. Në këtë serial luajnë edhe aktorë të njohur, të cilët me rolet e tyre shumë shpejt kanë arritur që t’i rrëmbejnë zemrat e publikut.