Aktorja e njohur turke martohet së shpejti, presidenti Erdogan dëshmitari kryesor

511
Sigal

Aktorja e njohru turke Amine Gulse dhe futbollisti gjerman me origjinë turke i Arsenal, Mesut Ozil, kanë vendosur datën për të kurorëzuar dashurinë e tyre disavjeçare.

Ozil-Gulse u fejuan dy vite më parë dhe pavarësisht përpjekjeve të çiftit për të mbajtur gjithçka larg syrit të medias, është zbuluar se çifti i famshëm do t’i thotë po njëri-tjetrit në një ceremoni të organizuar më 7 qershor në Hotelin Four Seasons Bosphorus, në brigjet e ngushticës së famshme të Bosforit.

I pranishëm si dëshmitar martese në ceremoni do të jetë edhe Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Përzgjedhjen e datës 7 qershor, shtypi gjerman e ka interpretuar si të qëllimshme nga ana e ish-kampionit të botës me Kombëtaren Gjermane, në mënyrë që në dasmë të mos jenë prezent ish-shokët e tij në Kombëtare.

Sipas medias gjermane, Ozil me qëllim ka vendosur ta bëjë dasmën e tij vetëm një ditë para ndeshjes Bjellorusi-Gjermani, e cila do të luhet me 8 qershor.

Kujtojmë se Ozil u largua me polemika të mëdha nga Kombëtarja Gjermane, pas sulmeve në media për një takim të tij me Erdogan në Londër para kampionatit Botëror Rusi 2018.