Aktorja e njohur pëson një “incident” të vogël në Billboard Music Awards 2019

511
Sigal

Eva Longoria ka shfaqur të brendshmet e saj në Billboard Music Awards 2019 në një fustan shumë të shkurtër.

Eva Longoria, 44 vjeç, ‘dha’ një shfaqje të këndshme në Billboard Music Aëards 2019 në Las Vegas mbrëmë.

Aktorja amerikane po ecte në qilimin e kuq në një fustan të shkurtër i cili vuri në dukje këmbët e saj plotësisht dhe njëkohësisht një moment i janë dukur edhe të brendshmet.

Ylli i ish-‘Shtëpiake të Dëshpëruara’ pa dashje i shfaqi të brendshmet e saj pasi edhe fustani në pjesën para ishte shumë i shkurtër.

Eva, e cila mbante flokët e saj të lidhura thuajse ngjitur pas kokës buzëqeshi dhe përshëndeti me dorë ndërsa kaloi në tapetin e kuq madje e kaloi me stil këtë incident.