Aktorja e njohur e telenovelave turke, me pushime në jugun e Shqipërisë

732
Sigal

Aktorja turke Farah Zeynep Abdullah po i kalon pushimet në Shqipëri. Ajo ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një foto të realizuar në Ksamil, ndërkohë që e ka shoqëruar me mbishkrimin: “E dua Shqipërinë”.

Më pas në dy video të publikuara, ajo tregon bukuritë e plazhit të Orikumi dhe të Qafës së Llogarasë.

E teksa ajo nuk ka bërë me dije se me kë po i kalon ditët e saj të pushimit, një ri i shqiptar ka zbuluar përmes një fotografie se Farah ndodhet nën shoqërinë e të dashurit të saj Ahmet Rifat Sungar.

Risjellim në vëmendje se Farah Zeynep Abdullah njihet nga publiku shqiptar për rolin e saj në serialin “Kurt Seit dhe Sura”.