Aktorja e njohur bëhet nënë për herë të parë

495
Sigal

Eliza Dushku është bërë nënë për herë të parë, duke u bekuar me një djalë. Aktorja me origjinë shqiptare disa orë më parë ka publikuar në ‘Instagram’ foton e parë të vogëlushit, por nuk ka treguar se kur ka lindur.

Në fotografinë e postuar shfaqet bashkëshorti i saj Peter Palandijan, i cili mban në krahë djalin që e kanë pagëzuar me emrin Philip.

“A mund ta ndjesh dashurinë Philip ‘Bourne’. Faleminderit për gjithë dashurinë”, ka shkruar Dushku në postimin e saj.

Mes gjithë urimeve të shumta, në komente bie në sy ai i bashkëshortit të aktores, i cili e falënderon atë për sjelljen në jetë të djalit të tyre.

“Nënë dhe grua perëndeshë dhe gjithmonë shoqja ime e ngushtë, faleminderit dashuria ime për djalin tonë të bukur”, ka shkruar Palandijan.

Eliza e zbuloi lajmin e shtatzënisë në shkurt të këtij viti, gati 6 muaj pas kurorëzimit me martesë të dashurisë së saj me Peter.