Sigal

Aktori i njohur turk, Çagatay Ulusoy kohët e fundit ka eksperimentuar shumë me flokët e tij. Duke qenë se po xhiron për një serial të ri, producentët i kanë kërkuar që herë pas here të bëjë ndryshime në ‘look’. Së fundmi ai ka bërë një ndryshim drastik, i cili nuk ngjason fare me personin që ne jemi mësuar të shohim. Këtë herë ai shfaqet me flokë dhe mjekër të shkujdesur, ndryshe nga herët e tjera kur duket i kuruar në detaje. Megjithatë, sido që të ndryshojë ai vazhdon të mbetet një nga aktorët më të pëlqyer të vajzave.