Sigal

Teksa ishte duke xhiruar, ish-bashkëshorti i Nurgul Yesilçay, ka pësuar një aksident me pasoja fatale. Ai ka thyer këmbën dhe momentalisht ndodhet në spital nën kujdesin intensiv. Teksa të gjithë janë duke u lutur për shëndetin e tij, edhe ‘Gylseren’ ka lënë pas të shkuarën për t’i ardhur në ndihmë babait të djalit të saj. Nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’ ajo ka bërë bashkë të gjithë ndjekësit e saj duke ju kërkuar që të luten për Cem Ozer.

“Cem është nën kujdesin intensiv të mjekëve. Besoj se babai i djalit tim do të dalë shëndetplotë prej andej. Ju lutem, lutuni për të. Ju lutem”,- shkruan ‘Gylseren’.

Gylseren dhe Cem i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2010 dhe së bashku kanë një djalë.