Ajo i tha “Po”, futbollisti i njohur drejt altarit

542
Sigal

Futbollisti kuqezi, Taulant Xhaka i ka propozuar për martesë mbrëmjen e sotme të fejuarës së tij, Arbnorës. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Taulanti. Futbollisti ka postuar një foto nga momenti i propozimit ku shfaqet i ulur në gjunjë ndërsa Arbenita ka mbetur pa fjalë. “Zoti dhe Zonja Xhaka”, shkruan Taulanti teksa ka marrë urime të shumta. Propozimin futbollisti e ka bërë gjatë pushimeve të cilat po i kalojnë së bashku me Granitin dhe Leonitën. Taulanti dhe Arbnora u fejuan vitin e kaluar.