Sigal

Modelja Adrola Dushi prej disa kohësh është zhvendosur në Amerikë ku edhe po zhvillon karrierën e saj.

Adrola ka folur për jetën e saj në ‘tokën e premtuar’, raportin e mirë që ka me ish-bashkëshortin, por edhe për takimin që pati me yllin e muzikës, Jennifer Lopez si dhe ndryshimin që ajo sheh midis personazheve të huaj dhe atyre shqiptarë.

‘Ishim në një koncert që u bë në Las Vegas për disa produkte, isha bashkë me Xhesikën. Ishim pjesë e koncertit ku Jennifer do të këndonte, takuam shumë njerëz aty. Me Jennifer thjesht bëmë një foto, u përshëndetëm. Nuk është se bëmë muhabët, për aq sekonda sa ne u takuam, ishte një takim shumë i thjeshtë, shumë njerëzor dhe shumë i mirë. Unë kam një ankesë të madhe për ‘VIP-at’ shqiptarë, nuk u prek këmba në tokë kurrë, sikur kanë krah dhe fluturojnë. Jo të gjithë sigurisht, por ky është dallimi i jashtëzakonshëm që mund të bëj midis tyre dhe personazheve të huaj’- ka thënë Adrola për emisionin ‘Mirage’.

Modelja gjithashtu tregon se pas një viti do të vendosë përfundimisht në qoftë se do të qëndrojë në Amerikë apo do të kthehet në Shqipëri për të qenë sa më pranë të birit.