Adele ka publikuar albumin e saj të fundit “25” në vitin 2015 dhe pas 3 vitesh këngëtarja po punon për nxjerrjen e një albumi të ri.
Sipas burimeve ylli i muzikës pati një takim rreth projektit më parë këtë muaj dhe këtë verë do ta kalojë, duke regjistruar këngët.
Mendohet se albumi i ri do të publikohet në Krishtlindjet e vitit 2019.
“Ajo është kthyer në Britaninë e madhe dhe syonon që të punojë këtu. Disa studio muzikore janë afuar për të punuar me të dhe tashmë ajo ka shkruar disa nga këngët”, tha burimi.
Adele përfundoi turneun e saj botëror në 2016 dhe u tha fansave të presin pasi do të bënte një pushim të gjatë, përpara se të rikthehej.