“Abuzime në Këngën Magjike”/ Gjebrea përplaset me komentuesin

494
Sigal

Producenti dhe prezantuesi Ardit Gjebrea po akuzohet së fundmi për abuzime në festivalin muzikor “Kënga Magjike”. Një prej komentuesve e akuzon konkretisht për abuzime në përzgjedhjen e këngëtarëve për kategorinë “Big”, duke marrë shtysë nga pjesëmarrja e këngëtares spanjolle Mar Shine. E megjithatë, Arditi ka theksuar në rrjetin social “Instagram” se “Kënga Magjike” nuk e njeh konceptin miqësi.

Komentuesi: Mua nuk më pëlqen fare kjo ideja e të sjellurit këngë të huaja në “Kënga Magjike”! Nuk duhet të vihen në garë artistët shqiptarë me ato të huaj, sepse artistët shqiptarë nuk i kanë mundësitë siç i ka një artist i huaj! Një ndër rregullat e kategorisë Big është që artisti duhet të ketë mbi 10.000.000 klikime në You Tube që të quhet Big. Artistja nga Spanja nuk i ka! Kompeticionet ku ajo ka marrë pjesë, nuk përmenden në rregulloren e KM që të quhet Big! Pse është Big? Ju vetë personalisht keni thënë se KM i shërben muzikës shqiptare! Një mision të tillë nuk e shoh më! Nuk merr fame KM nëpër botë nga këngëtarë të huaj që s’kanë bërë emër në vendin e tyre. Më vjen keq që KM po prishet dhe po humbet interesin e artistëve shqiptarë që me të vërtetë janë Big! Suksese gjithsesi!”

Ardit GjebreaËshtë vetëm java e 4-t, ka edhe 7 të tjera deri në natën finale, ndërkohë që si mund të nxjerrësh konkluzione për artistët shqiptarë kur ti nuk e di ende se kush do jetë? Për më tepër ti mendon që unë do prish krijesën që dua më së shumti??? Sorry, por qetësohu pak dhe nëse nuk të pëlqen idea e këngëve të huaja në festival, duhet të kuptosh që tashmë është një realitet. Ashtu siç më duket e çuditshme të shkruash që artistët shqiptarë nuk i kanë kushtet e artistëve të huaj…. Ky kompleks inferioriteti më duket i tejkaluar tashmë në të gjitha drejtimet. Sa për artisten spanjolle, mjafton ta dëgjosh live dhe e kupton pse është big, pa folur për trofetë e saj…

KomentuesiFaleminderit për përgjigjen dhe komentin! Përsëri jam i mendimit që ju si producent ose festivali juaj abuzon me titullin Big. Mbaj mend kur jepej Sanremo, ju u habitët që Mahmood ishte në kategorinë big dhe për çudi fitoi festivalin dhe doli në vend të dytë në ESC. Madje, rezultat më të mirë se artistja që ke në juri! (i referohet Jonida Maliqit) Unë lexova rregullat e KM për kategorinë Big dhe nuk gjej përputhje me argumentin tuaj. Zëri nuk është kriter për të qenë Big dhe trofetë që njeh rregullorja e KM janë vetëm ato  të Festivalit të RTSH, Top Fest-it, The voice-t apo X Factor-it. Kjo është akoma një padrejtësi ndaj artistëve nga Shqipëria. Edhe artistët e rinj kanë super zë , por kjo si bën Big sipas rregullores! Nuk e di për çfarë realiteti e keni fjalën, por unë them që një këngë e huaj nuk mund të konkurrojë me 50 këngë shqiptare apo anasjelltas, sepse nuk janë në kushte të barabarta.

Ardit Gjebrea: “Kënga Magjike” nuk e njeh konceptin miqësi dhe shoqëri. Fjalën abuzim në adresën time nuk ta lejoj. Nëse të përgjigjem, e bëj jo vetëm për ty, por për të gjithë ata që lexojnë dhe mund të kenë pikëpyetje. Rregullat e këtij viti kanë ndryshuar totalisht dhe “Kënga Magjike” mbylli një kapitull 20-vjeçar dhe ka hapur një të ri që do sjellë shumë surpriza deri në natën finale. Shumica nuk do jetë më si më parë.