Vite më parë, Besa ka qenë një ndër këngëtaret më aktive në festivale të ndryshme. Ka marrë shpesh pjesë në dy kompeticionet më të njohura muzikore ‘Kënga Magjike’ dhe ‘Top Fest’. Vitet e fundit, Besa është më e tërhequr dhe duket se fansat e muzikës së saj ja ndjejnë mungesën.

Madje shumë prej tyre shpresojnë që të rikthehet në skenë, por duket se kjo nuk është në planet e këngëtares. Dikush nga ndjekësit në ‘Instagram’ e ka pyetur se kur do të rikthehet në festivale. “Ndonjëherë më mungojnë dhe mua, më pas kujtohem që kam marrë shumë herë pjesë në festivale. Më duhen sfida të reja që të ndihem e gjallë dhe me shumë energji”, – ka thënë këngëtarja.

Megjithatë kujtojmë se Besa është ngjitur për herë të fundit në skenë gjatë koncertit ‘Diva’ përkrah Irma Libohës, Eneda Tarifës dhe Rovena Dilos.