A do të jetë fëmija i Dukeshës Meghan dhe Harry një shtetas amerikan?

497
Sigal

Ashtu siç është bërë e ditur dhe më parë, pritet që fëmija i parë i Princ Harry dhe Meghan Markle të vijë në jetë në ditët e fundit të muajit prill. Një nga pikëpyetjet më të mëdha që kanë lindur për ardhjen në jetë të fëmijës, ka qenë nënshtetësia që ai do të marrë.

Meghan është lindur në Kaliforni, ndërkohë që Harry është një shtetas britanik. Raportimet për ‘CNN’ kanë zbuluar se ndonëse fëmija vjen nga një familje mbretërore, do të jetë i detyruar të paguajë taksat amerikane. Burime pranë ‘CNN’ kanë shtuar gjithashtu se fëmija do të marrë shtetësinë amerikane nëse Meghan dhe Harry do të aplikojnë në konsullatën amerikane.

Nuk dihet ende se çfarë ka vendosur dyshja mbretërore për fëmijën e tyre, megjithatë kjo pritet të zbulohet në ditët në vazhdim.