6 muaj heqje patente për Beckham, ja pse

84

Ta ngasësh automjetin teksa përdor njëkohësisht edhe celularin, kjo e zeron edhe emrin e legjendës së futbollit britanik. David Beckham është dënuar me 6 muaj heqje patente, sepse shkeli kësisoj rregullat e qarkullimit rrugor.

44-vjeçari, bashkëshort i Victoria Beckham, kishte pranuar fajësinë për drejtim automjeti teksa përdorte telefonin në rrugët e qendrës së Londrës, që prej 21 nëntorit. Por, vetëm këtë të enjte, një gjykatë britanike shqyrtoi provat e fotografimit të tij prej një qytetari të rastit, duke përdorur telefonin celular teksa lëvizte “shumë ngadalë” për shkak të trafikut të rënduar.

Për këtë shkelje, Beckhamit iu hoqën 6 pikë në lejen e drejtimit, e po kaq është ndëshkuar edhe më herët për shkak të lëvizjes me shpejtësi mbi normat e lejuara. Jo vetëm kaq, pasi ai është gjobitur me 750 paund, është detyruar të paguajë 100 paund shpenzime hetimore, e më tej edhe një kamatëvonesë prej 75 paundësh, që të gjitha këto brenda 7 ditësh.