4 mësime inspiruese nga MBRETËRESHA e muzikës pop Madonna

546
Sigal

Mbretëresha e muziës pop, Madonna, feston sot 60 vjetorin e lindjes. Ajo është ndër artistet që ka lënë gjurmnë në industrinë e muzikës, si për talentin e saj por edhe për stilin shumë ekstravangt dhe rebel. Madonnën ndryshe mund ta quajmë si vajza më rebele që kemi parë në Hollywood. Madonna ka performuar në 10 turne koncertesh, sikurse ka shitur edhe mbi 300 milionë albume, duke u bërë kështu artistja femër me më shumë albume të shitura në të gjitha kohërat, sipas librit të rekordeve botërore “Guinness”.

Sot ajo mbush plot 60 vjeç, por është shumë në formë, por përpos të gjithave Madonna na ka dhënë disa mësime me vlerë që të gjithë duhet të mbajmë mend.

1.Mosha është thjesht një numër
Jo vetëm që Madonna ilustron idenë se mosha është thjesht një numër, por ajo gjithashtu nuk është e trembur moshën e saj. Madonna është shprehur se shumë njerëz e kanë gjykuar për moshën dhe gjërat që ajo bën për shkak se gratë përgjithësisht, kur arrijnë një moshë të caktuar, kanë pranuar se nuk u lejohet të sillen në një mënyrë të caktuar. Gjithsesi Madonna ka bërë gjithmonë atë që ajo ka dashur, shkruan intv.

On_the_1990_Blonde_Ambition.jpg2.Injoroni njerëzit që ju urrejnë
Njerëzit që ju urrejnë thjesht ju tregojnë faktin që ju jeni në rrugën e duhur, në rrugën drej suksesit, prandaj nuk duhet të mërziteni për fakt.

2013_Met_Gala.jpg

3. Limonat kthejini në lemonadë
Madonna gjithomë është shprehur se gjatë rrugës suaj do të hasni shumë pengesa dhe vështirësi, por kjo nuk nënkupton dorëzim, por përkundrazi. Ju duhet të tregoni aftësinë që pikërisht këto pengesa t’i ktheni në mundësi të reja për rrugëtimin tuaj.

1984_madonna_performed_at_the_very_first_MTV_VMA.jpg

4.Mendoni ndryshe
Dhe këtë ka bërë Madonna gjatë gjithë kohës; gjëra që të tjerët nuk do të guxonin t’i bënin, prandaj edhe ajo mbahet mend dhe do të mbahet mend gjithmonë. Ajo kurrë nuk ka pasur frikë të mendojë ndryshe. Aftësia për të menduar jashtë kutisë dhe për të krijuar diçka të re është një nga elementet më të rëndësishme dhe thelbësore për të qenë një artist i suksesshëm.music_video_for_Nothing_Really_Matters_1990.jpg