3 mënyra të thjeshta që aroma e parfumit të zgjasë më shumë

516
Sigal

Parfumi është padyshim një ndër produktet më të rëndësishëm në kujdesin e përditshëm. Shpeshherë aromat e parfumit janë të parezistueshme aq sa dëshira më e madhe është aroma të zgjasë gjatë pjesës më të madhe të ditës. Faqja e njohur ‘Bright Side’ ju tregon disa këshilla sesi mund të bëni që aroma e një parfumi të zgjasë më shumë.

Shishet e parfumeve me aroma të ndryshme nuk duhen mbajtur afër njëri-tjetrit

Përdorimi i disa llojesh produktesh kozmetike që kanë të bëjnë me parfumet, si deodoranti apo spërkatës të ndryshëm me aromë, do ishte mirë që të ishin të së njëjtës aromë pasi në të kundërt secilit do t’i ikë aroma fillestare.

Zgjidhni aromën e parfumit sipas stinës

Jo të gjithë parfumet përdoren në çdo kohë. Duhet të njihni kohën e duhur për të përdorur parfumin e duhur. Gjatë ditëve të nxehta të verës duhet të përdorni erëra të lehta. Gjatë stinës së dimrit ose edhe kur jeni për një darkë, patjetër që parfumi duhet të jetë më i fortë.

Mos i fërkoni duart kur hidhni parfum

Fërkimi i duarve me njëra-tjetrën pasi hidhet parfumi është një nga gabimet që në fakt bëhet më shpesh. Ky veprim çon në shkatërrimin e molekulave të parfumit.