21 dhjetori, fundi i botës apo legjendë?

    615
    Sigal

    Çdo gjë bënë vaki. Parashikimet për fundin e botës janë bërë në të gjithë shekujt e kaluar. Në vitin 1768 në Francë një shkencëtar parashikoi fundin e botës. Madje kishte parashikuar edhe muajin dhe ditën kur do të ndodhte ajo kataklizëm. Pikërisht tre ditë përpara datës së përcaktuar nga shkencëtari, në Francë bëri një mot i keq, madje filloi të binte baltë nga qielli. Shumë njerëz kur panë baltën që binte nga qielli, kujtuan me të vërtetë që bota po përmbysej dhe vranë veten për të mos e parë kataklizmin. Erërat e fuqishme të jugut kishin sjellë nga shkretëtira e Saharasë rërën e kuqërreme, e cila mes reve që vraponin ishte shoqëruar me shiun dhe copat e baltës së kuqe binin nga qielli. Mirëpo, ditën që ishte parashikuar përmbysja e botës bëri kohë shumë e mirë dhe dielli shkëlqeu me madhështi, siç ndodh zakonisht pas stuhisë. Të gjithë mbeten të habitur, por edhe të revoltuar dhe turma njerëzish, sidomos të atyre që kishin humbur pjesëtarët e familjeve, shkuan në shtëpinë e shkencëtarit, e kapën atë, e lidhën, e vendosën në turrën e druve dhe i vunë flakën duke e djegur të gjallë. Që nga ajo kohë askush nuk guxonte të parashikonte më fundin e botës.

    Por a do të ketë gjë në 21 dhjetor 2012?
    Brenda dhomës së fshehtë në Piramidën e Keopsit (KUF) një grup shkencëtarësh amerikan gjeti në vitin 1976 një libër të hapur në mes dhe të mbuluar nga një kapak metalik i tejdukshëm hermetikisht. Në faqet e mesit të atij libri, që ata mundën të deshifronin thuhej: Njeriu i parë vuri këmbët në këtë planet 587 mijë vjet më parë. Që nga ajo kohë në tokë kanë kaluar 5 civilizime. Civilizimi të cilit i përkasim ne quhet epoka e peshkut. Por a do të kapërcejë bota ku jetojmë nga epoka e peshkut në një epokë tjetër më të zhvilluar. Disa thonë se, pikërisht do ndodhin fenomene të pa shpjegueshme, fenomene paranormale ku shumë pak njerëz do të mbijetojnë?! Në disa shtete të industrializuara të botës, disa parallinj kanë ndërtuar vendstrehime me të gjitha kushtet dhe komoditetet, me qëllim që t’i shpëtojnë kataklizmës. Individë të veçantë kanë sajuar Varkën e Noes me të gjithë speciet që jetojnë në tokë. Vendstrehime me të gjitha llojet e farërave po sigurojnë shtete të ndryshëm. Një miku im ardhur nga jashtë më pyeste muaj më parë se, cili shtet në botë ka sipërfaqe të madhe dhe që mbarështon shumë bagëti të imta? U mendova sa u mendova dhe i thash: Mongolia. Po, ma ktheu ai. Ata që do mbijetojnë atje do shkojnë, sepse vetëm atje do ndihen të sigurt?! U çudita, ndërkohë që kisha dëgjuar nën zë se mund të jetë edhe Australia kontinenti që do ti mbijetoj kataklizmës. A do të ketë një luftë bërthamore? A do të ketë një tjetër përmbytje të përbotshme? A do të ketë një planet gjigant që po vjen drejtë nesh në mënyrë të befasishme? A do të ketë një meteor gjigant që do përplaset, apo do ketë diçka që do na tërheq dhe zhduk në honet e humbura të universit? Deri tani nuk ka asnjë shenjë nga të gjitha këto, përveç luftës. Disa u referohen fiseve Maja dhe kalendarit të tyre që përfundon në 21 dhjetor 2012?! Po mirë, këto fiset Maja, si thoni ju, do ndërtonin një kalendar të përjetshëm, apo do ndërtonin një kalendar sa më të gjatë sepse kushdo që të ishte do lodhej. Pra, kalendari Maja nuk mund të na tregoi fundin e botës. Mund të ndodh që për shkak të shkatërrimit që ne njerëzit po i bëjmë natyrës dhe ekuilibrit ekologjik të planetit, jeta në tokë të transferohet diku tjetër. Të kapërcejë nga një epokë në një epokë tjetër. Ka shumë hamendje sot mbi ndryshimet që mund ti ndodhin planetit. Një nga këto parashikime është edhe zhvendosja polare e planetit. Pra, mund të kemi ndryshimin e poleve të tokës, çka do të sillte shumë katastrofa. Por mund të kemi edhe ndryshimin e sensit të rrotullimit të tokës nga lindja në perëndim, gjë që do shkaktonte katastrofë ekologjike të paimagjinueshme që do të shoqërohej me mungesën vrastare të ushqimeve. Planeti ynë mund të jetë kurdisur të rrotullohet në një sens të caktuar për 5000 ose 1000 vjet dhe kur kurdisja e këtij sensi përfundon, atëherë vihet në zbatim sensi i kundërt i rrotullimit, çka shkakton katastrofa të paimagjinueshme. Të gjitha këto janë hamendje dhe fantazi, përderisa shkencëtarët nuk kanë arritur të deshifrojnë gjysmë milioni disqe gjë gjenden në raftet e dhomës së fshehtë poshtë piramidës së Madhe të Gizës (Keopsit)
    Por kulmi i shkencës njerëzore nuk ka mbërritur ende. Shkencëtarët që u futën në dhomën e fshehtë të Piramidës së Madhe të Gizës në Egjipt, nga hyrja sekrete në majë të saj, zbuluan atje makinën e antigravitetit, e cila ishte simboli i ndërtimit të piramidave. Ky zbulim hodhi poshtë teoritë e ndërtimit të piramidave me krahë nga skllevërit për 20 vjet, ku çdo gur që vendosej në faqet e piramidës peshonte minimumi 5 ton. Zbuluesit gjetën brenda dhomës së fshehtë të Piramidës së Madhe të Gizës makinën e kohës. Po po, makinën e kohës. Makina e teletransportimit që shkencëtarët gjetën brenda dhomës së fshehtë të Piramidës së Keopsit, kryente transferimin sekondar të një objekti, apo njeriut nga një pikë e globit në një pikë tjetër, ose edhe nga një pikë e universit në një pikë tjetër. Se si do të ndodh kjo, le t’ia lemë shkencës dhe brezave të zhvilluar, por tani për tani le ta shijojmë jetën me të gjitha të mirat dhe të këqijat e saj, prandaj u krijuam.
    Ato që ishin të regjistruara në atë varr (dhoma e fshehtë e Piramidës së Keopsit), janë po aq afër pafundësisë sa edhe vet koha dhe nëse do ishin arritur të fotografoheshin të gjitha disqet dhe pjatat (jo vetëm 2700 prej tyre) sot shumë gjëra do ishin zgjidhur dhe njeriu do çlirohej përfundimisht nga frika që i rëndon shpirtin prej paditurisë dhe të panjohurës.
    Por nëse ekipi do kishte gërmuar më thellë dhe do kishte fotografuar më shumë, shkencëtarë e sotme mund të kishin arritur të zbulonin sekretin e makinave të antigravitetit, të perfeksiononin teknologjinë lazer dhe të përmirësonin shoqërinë tonë, të përmirësonin udhëtimin brenda përbrenda planetit tonë, të prodhonin ushqime të përmasave shumë të vogla, por në gjendje për të shuar urinë e miliona njerëzve dhe së fundi mund të gjenin përdorimin e tingullit në telekinezi dhe teletransportim.
    Duke qenë se piramida është një evidencë e të kaluarës së njerëzimit dhe nuk mund të publikohet, atëherë mund të themi me plotë gojën se Arka e Noes, UFO-t dhe Atlantidasit futen në të njëjtën kategori, pra pjesë e një teknologjie shumë të avancuar e një civilizimi që dikur popullonte tokën tonë.
    Duke e parë situatën me një këndvështrim shkencor, mund të themi se shumë nga sekretet e të kaluarës sonë antike mbeten të ruajtura mirë dhe këta njerëz, të cilët njëherë e një kohë banonin në një kontinent me një zhvillim të jashtëzakonshëm teknologjik, padyshim kanë pasur dijeni për sekretet e detajuara të elektronikës, teletransportimit, energjisë termobërthamore, ndriçimin me dritë të lëngët (pa përdorur elektricitet), fuqinë ende të fshehtë të merkurit (zhivës) dhe artin e ngritjes pezull nëpërmjet përdorimit të vibracioneve të tingullit. Si përfundim mund të themi se planeti ynë i dashur, shtëpiza jonë e bukur nuk do të shkatërrohet, por do të ndryshoi duke kaluar në një stad tjetër, stad që të gjithë jemi të interesuar ta shohim dhe njohim. Të presim me guxim dhe pa frikë.