Zmadhimi i prostatës, simptomat, mënyrat diagnostikuese dhe mjekimi

1065
Sigal

Fillon të shfaqet pas moshës 30 vjeç dhe në moshën 60 vjeç pothuajse 50% e meshkujve kanë zmadhim të organit të prostatës

Zmadhimi i organit të prostatës dhe presioni i bërë në rrugët urinare quhet ndryshe Hiperplazia ose hipertrofia beninje e prostatës. Fillon të shfaqet pas moshës 30 vjeç dhe në moshën 60 vjeç pothuajse 50% e meshkujve ka zmadhim të organit të prostatës, ndaj mund të quhet ndryshe edhe si “mallkimi” i meshkujve të moshuar. Prostata është një organ që gjendet përreth një organi që vlen për boshatisjen e urinës që quhet uretra. Është një nga organet kryesore të rrugëve urinare. Urina që filtrohet nga veshkat zbret në qesen e urinës nëpërmjet dy kanaleve që quhen ureter. Urina nëpërmjet këtyre kanaleve zbret në fshikëzën e urinës dhe mblidhet deri sa të japë ndjesinë e urinës. Gjatë fazës së urinimit fshikëza e urinës kontraktohet dhe urina kalon në uretra dhe nëpërmjet këtij kanali urina kalon nëpër penis dhe del jashtë. Pra ky kanal që quhet uretra kalon nëpërmjet prostatës.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf